INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet masakra e Pukës? Tre nga të dënuarit hyjnë në grevë urie, ja arsyeja…

Ju kujtohet masakra e Pukës? Tre nga të dënuarit hyjnë në grevë urie, ja arsyeja…

Publikuar më: 08:31 06-06-2019

Tre vëllezër të dënuar për masakrën e Pukës në vitin 2012, prej tre ditësh janë në grevë urie. Anton, Sokol dhe Bardhok Përmarkaj refuzojnë ushqimin që u jepet në burgun e Burrelit.

Ata shprehen se po i mohojnë të drejtat dhe po i fshehin dokumentat. Sipas tyre, për këtë çështje kanë njoftuar Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur, shkruan Newsbomb.al
Tre vëllezërit akuzohen për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve nga familja Markaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Qelëz të Pukës në 29 Qershor të vitit 2012. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj zunë pritë dhe i kanë qëlluar me armë zjarri anëtarët e familjes Markaj. Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur shtetasit Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj. Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët mbetën të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986