Këngëtari me origjinë libaneze hasi suksesin në vitin 2006 me super hitin “Real Love”, ku dhe fitoi zemrën e publikut me tekstin romantik të këngës, por dhe pamjes së tij shumë trendy për kohën.
Massari pas “Real Love” publikoi një sërë prodhimesh të tjera muzikore si: “Bad Girl”, “Be Real”, “Rush The Floor” e shumë të tjera, të cilat nuk kanë patur suksesin e këngës se tij debutuese. Por si mund të jetë Massari sot 10 vjet më pas? Emri i tij i vërtetë është Sari Abboud dhe sot është 35 vjeç. Massari ka publikuar disa prodhime të muzikore dhe ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur si French Montana dhe Edward Maya. Ai nuk ka publikuar asnjë prodhim muzikor që prej vitit 2014, ndërsa momentalisht është duke bërë disa koncerte të vogla në Sh.B.A. dhe Europë. Ja se si duket sot Massari!