Ata u martuan vitin e kaluar në një ceremoni idilike në vendin e saj të origjinës, Itali.
Dhe sot futbollisti gjermano-ganez Kevin-Prince Boateng me bashkëshorten e tij mbresëlënëse Melissa Satta dukej sikur vazhdonin të jetonin brenda muajit të tyre të mjaltit. Kjo pasi çifti i njohur u shfaq më i lumtur se kurrë gjatë pushimeve që po kalon këto ditë në Porto Cervo. Lojtari 30 vjeçar i Las Palmas shfaqi fizikun e tij muskuloz prej sportisti ndërsa ëmbëlsira për në fund ishte padyshim bukuroshja 31 vjeçare. Melissa u vesh me bikini shumë të vogla për të nxjerrë në pah gjithë bukurinë e formave të saj të parezistueshme. Të gjithën ëktë ndërkohë që luante me djaloshin e tyre të vogël, 3-vjeçarin Maddox. Çfarë mamaje!