IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ju kujtohet Mirko, ish-bashkëshorti i Sonit? Ja si e kujton ai këngëtaren shqiptare [VIDEO]

Ju kujtohet Mirko, ish-bashkëshorti i Sonit? Ja si e kujton ai këngëtaren shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 20:20 13-04-2017

Të gjithë e mbajmë mend dashurinë që lindi në prapaskenat e “Dancing With the Stars”. E kemi fjalën për Soni Malajn dhe baleririn italian Mirco Luccareli të cilët u martuan pas përfundimit të spektaklit.

 Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vogëlushja e tyre Anna, Soni dhe Mirko u divorcuan. E ndërsa këngëtarja e suksesshme tashmë po jeton romancën në krahët e një biznesmeni shqiptar, Mirko duket se nuk e ka harruar tërësisht Sonin.

Ai ka publikuar një video, ku ka përmbledhur disa nga eksperiencat e tij më të rëndësishme në jetë, duke nisur që nga shfaqjet si aktor në ekran, si këngëtar, e më pas si balerin. Në një nga sekuencat e videos Mirko shihet teksa kërcen me ish-bashkëshorten e tij në “Dancing With the Stars”, me të cilën mban ende raporte të mira.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986