Prej kohësh ai nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, por me siguri të gjithë e mbani mend. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin i cili u shpërngul në Turqi ku publikoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor. Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Bertan Asllani, prej disa vitesh po e vazhdon karrierën e tij në Turqi, ku ka korrur sukses të madh dhe emri i tij është bërë mjaft i njohur, ndërkohë që së fundmi është angazhuar në një ndër serialet më të shikuara në Turqi, “Kimse Bilmez”, por jo si aktor me ndonjë rol filmik.
Bertani ka bërë muzikën e këtij serialit ku në rolet kryesore janë aktorët Kerem Cem Ozgu Kaya dhe Engin Hepileri.
Kujtojmë se 29-vjeçari vite më parë ka luajtur në serialin që për tematikë kishte jetën e nxënësve, “Pis Yedili”.