Një lojtar shumë i fortë, që shkaktonte gjithmonë debate dhe ia arriste të dilte fitimtar pothuajse në çdo debat, ishte Qetsor Ferunaj. Që në ditët e para të hyrjes në shtëpi Qetsori pikasi për shkak të epitetit ‘lider’ që i vuri vetes, por që ishte aftësi e tij, që arriti ta mbajë këtë titull deri në fund të edicionit kur u shpall dhe fitues.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, Qetsori bëri disa dalje në ekranin televiziv, por prej disa kohësh është shkëputur nga media dhe jeton në Vlorë. Ai është fotografuar së fundmi nga “Panorama Plus” dhe ish-konkurenti ka ndryshuar mjaft, ku në pamjen e tij vërejmë më shumë thinja dhe flokët më të gjatë se ç’i ka pasur. Ai shfaqet duke ecur pa mendje i zbathur në rrugët e plazhit.