Patjetër që po. Të gjithëve na kujtohet e bukura Rubi.
E interpretuar mjeshtërisht nga aktorja meksikane, Barbara Mori, roli i Rubi-t arriti të na thumbojë në vitet 2004-2005, atëherë kur telenovela siguroi një audiencë gjigante si premierë. Sot Rubi është ende e bukur si dikur dhe vazhdon të mbetet një ndër femrat më tërheqëse edhe pse pak kohë më parë i shokoi të gjithë kur tha se është me kancer.
Barbara ka qenë e martuar dhe nga martesa e saj me aktorin Sergio Mayer ka një djalë i cili ai ka emrin e të atit, pra, Sergio Mayer Mori.
Sergio Junior sot është 20 vjeçar dhe ka të trashëguar disa tipare të fytyrës nga nëna e tij, prandaj po i ‘çmend’ vajzat në vendin ku jeton e jo më kot gëzon gjithë ato fansa në rrjetet sociale.