Po që është kushërira e gazetarit të njohur shqiptar e dinit?
Kristin Prengaj është një nga modelet me të njohura shqiptare e cila prej kohësh ka qëndruar larg mediave rozë. Siç dihet tashmë modelja jeton në Greqi me të fejuarin e saj dhe kjo është arsyeja pse ka qëndruar e shkëputur nga mediat dhe nga rrjetet sociale, pavarësisht se lë ndonjë koment apo bën ndonjë pëlqim në fotot e mikeshave të saj.
Por mesa duket ajo është kthyer në Shqipëri dhe ka qenë gazetari Ervi Kurti, i cili ka postuar një foto me modelen e njohur “Ajo më në fund u kthye, por këtë herë veç për mua. Kushurira ime e bukur”, ka shkruajtur gazetari në mbishkrimin e fotos me modelen, duke e etiketuar atë. Në këtë foto vihet re se modelja ka ndryshuar shumë, që nga tualeti i cili është mjaft i thjeshtë, në krahasim me më parë dhe deri tek flokët kafë, e cila më parë ka qenë bionde.