Ishte një ndër ngjarjet më të bujshme në muzikën shqiptare, tipike nga ato në “ghettot” në Amerikë ku dy banda konfliktohen me njëra-tjetrën. Para dy vitesh, Noizy dhe miqtë e tij u përfshinë në një sherr me anëtarët e “Babastars” sherr nga i cili Noizy dhe Varrosi mbetën të plagosur. Ndërkohë që Cozman dhe një tjetër mik i tij, Albert Krasniqi u arrestua.
Dy vite më pas, Noizy dhe Albert Krasniqi janë paraqitur në gjykatë, ku kanë shprehur pendesë për atë që ka ndodhur.
"Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem vërtet fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo, por kërkoj falje. Kjo ndodhi, ne jemi të rinj dhe e kemi falur njëri-tjetrin. Kemi vendosur që të kaluarën ta lëmë pas. Familja ime është takuar me familjen e Albertit dhe kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa."- u shpreh Noizy.