Ajo padyshim është një nga aktoret që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve me serialin “Kurt Seit dhe Sura”, e cila flsite për një histori të jashtëzakonshme dashurie mes një ushtari rus dhe një vajze turke.
Në këtë rol Farah Zeynep Abdullah luante përkrah Kivanc Tatlitug. Dhe mesa duket destinacioni I saj radhës ka qenë Shqipëria.
Shihet nga fotot e postuara se aktorja ndodhet pikërisht në Sarandë. Këtë e kanë zbuluar një I ri shqiptar, I cili ka postuar një foto me të dhe të dashurin e saj, që është gjithashtu actor.
Ndërsa vetë Sura ka postuar vetëm një foto nga Saranda ku shkruan se e dashuron Shqipërinë.