Besojmë se e mbani mend serialin “Kloni”, ku si personazh kryesor ishte aktorja e njohur si Zhade ose siç quhet në të vërtet Giovanna Antonelli.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite që pas transmetimit të këtij seriali në Shqipëri, “Zhadja”, akoma vazhdon të njihet masivisht nga publiku.
Ajo sot ndonëse është në moshën 42 vjeçare nuk ka ndryshuar shumë, madje duket tejet e freskët dhe me stil. Çfarë e bën të duket më ndryshe është pjekuria dhe stili i ri i flokëve. Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e saj të fundit dhe është për tu thënë se tani bën një jetë shumë të lumtur dhe ende preferohet nga njerëzit anembanë botës, pasi jo më kot ka mbi 8.6 milion ndjekës në Instagram.