Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë. Pasditen e sotme rreth orës 18:00 është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës si pasojë e përmbytjeve nga shiu.
Po kështu tek Qendra tregtare City Park përgjatë autostradës niveli i ulit ka kaluar 1 metër. Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duken të mbuluara nga uji.
Aty është krijuar një kaos e panik dhe qytetarët shkruajnë se askush nuk iu ka shkuar për t’i ndihmuar. “Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, shkruajnë qytetarët.