INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju mërziti shiu? Shihni si do jetë moti ditët në vijim

Ju mërziti shiu? Shihni si do jetë moti ditët në vijim

Publikuar më: 17:57 04-02-2018

Sinoptikanët flasin për një shkurt me reshje. Në një lidhje telefonike për News24 sinoptikania Tanja Porja tha se nga sot ka nisur përmirësimi i motit, që do të vijojë edhe dy ditët e para të javës. Ajo tha se të mërkurën rikthehen sërish reshjet dhe të shtunën Jugu dhe Juglindja do të jenë më të goditur por nuk foli për përmbytje, pasi sipas saj është ende herët.

“Ka pasur sot në orët e para të ditës një përmirësim të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë edhe për orët vijuese, pra pjesa e dytë e së dielës përmirëson më tej kushtet atmosferike. Nuk priten reshje në zonat qendrore dhe jugore. Veriu mbetet ende i rrezikuar nga reshje të pakta e të izoluara. Dita e hënë dhe e martë sjellin mot kryesisht të kthjellët me vranësira kalimtare. Nga e mërkura deri të shtunën presim sërish vranësira dhe shira. Fatkeqësisht të shtunën pritet që reshje më të konsiderueshme të ketë sërish Jugu dhe Juglindja. Praktikisht muaji shkurt, të paktën gjysma e parë e shkurtit, reshjet do t’i kemi prezente gjatë gjithë 15 ditëshit të parë. Do të kemi ditë me reshje të konsiderueshme dhe do të kemi ditë ku do të ketë vranësira dhe reshje të pakta”, tha Tanja Porja.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713