Ajo është vajzë e vetme dhe nuk mund të mos ishte e llastuar. Po flasim për vajzën e këngëtarit Sabian e cila prej pak kohesh është bërë edhe anëtare e grupit OTR. Kejsi, biondja simpatike është mjaft aktive në rrjetet sociale. Dhe duke qenë e tillë, mban të informuar ndjekësit me çdo gjë që bën. Kohët e fundit ajo ka qenë shoqëruesja e babait në koncertet e tij jashtë Shqipërisë prej nga ku nuk kanë munguar fotot dhe videot me momente të ndryshme. Në njërën prej tyre shfaqet duke pritur të atin për të cilin pasi vjen, shkruan: Erdhi plaku’. Deri tani kishim dëgjuar djemtë të përdornin këtë epitet për baballarët, por ja që Keisi na surprizoi. /intv.al/