INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju mund të mësoni shumë gjëra nga Orgesa Zaimi dhe ato nuk kanë lidhje me muzikën [FOTO]

Ju mund të mësoni shumë gjëra nga Orgesa Zaimi dhe ato nuk kanë lidhje me muzikën [FOTO]

Publikuar më: 16:50 25-07-2018

Orgesa Zaimi është një ndër këngëtaret më të veçanta dhe më interesante të tregut muzikor shqiptar. Ajo është një ndër zërat më të mirë të muzikës pop rock, një rrymë muzikore që nuk e dëgjojmë shpesh në vendin tonë. Me nje look karakteristik dhe një zë që spikat, Orgesa ka arritur që të komunikojë me publikun nëpërmjet muzikës së saj.

Sot ajo feston 33 vjetorin e lindjes edhe pse vetëm këtë moshë nuk e tregon aspak.


Nga ajo kemi arritur të mësojmë se çfarë do të thotë muzikë e mirë, ku minimliasht përmban një tekst, por përveç kësaj Orgesa na ka mësuar edhe shumë gjëra të tjera.

Orgesa na ka treguar se paralelisht me karrierën mund të ndërtosh një familje të shëndetshme. Për të familja është gjëja më e rëndësishme dhe pavarësisht anagazhimeve të ditës dhe karrierës do ta gjesh kohën për njerëzit e tu më të shtrenjtë. Jo rrallëherë ajo poston foto të fëmijëve të saj dhe arrin të kuptosh mjaft mirë harmoninë që ekziston në familjen e Orgesës.

ooooo.png

oooooo.png

oooo.png

oo.png

o.png

 


Por përveç muzikës, Orgesa ka arritur që të shprehë veten nëpërmjet stilit dhe veshjes që me të vërtetë meriton një duartrokitje dhe një ‘BRAVO’ të madhe nga ne. Nëse sheh atë, mendimi i parë që të vjen në mendje është se patjetër kjo vajzë ka jetuar në periudhat e arta të stilit dhe modës. Ajo karakterizohet nga një stil ‘vintage’ dhe shumë retro.


Nëse bën një udhëtim në Instgramin e Orgesës do të kuptosh se këmishat me jaka nga më të ndryshmet, aksesorë si papionë, çorape të shumëllojshme, geta, dhe këpucë të stilit të vjetër janë karakteristikë e stilit të saj që mund të themi se e identifikojnë më së miri.


Ky stil i saj nuk ka ardhur rastësisht, por dashuria për muzikën rock dhe vitet 50’-70’ që ajo i adhuron aq shumë kanë ndikuar shumë tek Orgesa. Vlen të theksojmë se gjithmonë është shumë origjinale në stil.
Tek Orgesa Zaimi do të gjesh një Lolita çapkëne, një bohemiane franceze, por edhe një vajzë e stilit pop rock.


Me pak fjalë ajo është një artiste e kompletuar. Ne e duam shumë stilin e veçantë të Orgesa Zaimi dhe kemi përzgjedur disa foto të saj për t’i ndarë me ju, pse jo të ‘kopjomë diçka nga stili i saj.


Ndër të tjera, gëzuar ditëlindjen Orgesa, ne të duam shumë ty dhe artin tënd!

ryjhjhjhjhjhjhbn.png

ooo.png

tgdf.png

ftg.png

yjhg.png

oujl.png

uyjghm.png

fsdvb.png

ikvjl.png

ry.png

 

ygjn.png

bh.png

yijh.png

 

jhmn.png

g.png

ko.png

dfh.png

oooooo.png

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605