Jemi të sigurtë që edhe ju pasi keni parë foton e postuar vetëm para pak minutash nga Adelina Tahiri, në fillim menduat se ishte Beyonce.
Këngëtarja duket shumë ndryshe dhe nëse do ta krahasonim me Adelinën e disa viteve më parë, këto ndryshime bëhen edhe me evidente. Dihet që vajzat e ekranit e kanë thuajse të imponuar dukjen mirë gjatë gjithë kohës dhe kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja që Adelina duket kaq ndryshe sot. Megjithatë, ende vazhdon ta ruajë atë imazhin e vajzës barbie dhe kjo jo vetëm për flokët biondë por edhe për linjat perfekte të trupit.