Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16ºC. Era do të fryejë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.