INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqejnë meshkujt që janë të lidhur? Epo edhe për këtë ka një shpjegim shkencor

Ju pëlqejnë meshkujt që janë të lidhur? Epo edhe për këtë ka një shpjegim shkencor

Publikuar më: 16:05 11-09-2018

Një shprehje e famshme thotë se gjithmonë dëshironi diçka të cilën nuk mund ta keni. Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për lidhjet. Ju ndodh që ju pëlqeni dhe tërhiqeni nga njerëzit që janë të lidhur? Epo edhe për këtë tanimë ka një shpjegim shkencor.


Sipas një studimi të fundit të publikuar në ‘Scientific Reports’, meshkujt që janë në lidhje iu duken më seksi femrave, që nënkupton se perceptohen si më seksi sesa që janë. Arsyeja prapa këtij fenomeni është se kur një mashkull ka të dashur, ajo në thelb është duke e konfirmuar se ai është seksi dhe se ia vlen të jeni në lidhje me të.


Ekspertët thonë se femrat i ‘kopjojnë’ preferencat e femrave të tjera, ndonëse kjo mund të jetë thjeshtë tendencë e përgjithshme njerëzore për t’u ndikuar nga mendimet e tjerëve.
Pra, thënë më thjesht, kur një mashkull ka të dashur, është njësoj sikurse ta kishte të shkruar në ballë se “Ky mashkull është super seksi dhe duhet të dilni me të”.

Influenca nga shoqëria e prek çdo aspekt të jetës sonë, duke përfshirë edhe kë e zgjedhim për partner.

Article Logic
Execution time: 0.0029590129852295