INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqente ky çift? Ronaldo tha që e lashë prej mamit, flet Irina Shayk: Nga Ronaldo u ndava se...[FOTO]

Ju pëlqente ky çift? Ronaldo tha që e lashë prej mamit, flet Irina Shayk: Nga Ronaldo u ndava se...[FOTO]

Publikuar më: 18:45 05-10-2018

Ishin një ndër çiftet më simpatikë në botë dhe prej vitesh shijuan lidhjen e tyre, lidhje kjo që nuk ishte e destinuar të zgjaste. Marrëdhënia me futbollistin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, tashmë duket një histori e harruar dhe për bukuroshen ruse Irina Shayk jeta vijon, madje ajo mendon se ka rilindur. Në media u raportuat se ndarja e tyre erdhi pasi Irina nuk pranoi të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së Maria Dolores dos Santos Aveiro, nënës së sulmuesit portugez. .

Por, modelja ruse ka treguar sërish arsyet e ndarjes.

Irina thotë se ishte ajo që e la Ronaldon, për shkak se kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar me femra të ndryshme, ndërkohë që ata ishin të lidhur bashkë.

“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qёndrova pranё edhe kur shpёrthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza tё tjera. Kur e mёsova tё vёrtetёn, ishte shumё e rёndё pёr mua.

Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal pёr mua. Mashkulli im ideal ёshtё i ndershёm, nje xhentёllmen qё di si tё sillet me gratё. Nuk besoj tek burrat qё na bёjnё tё vuajmё vetёm sepse vetё, nuk janё pjekur akoma” tha Irina.

nnd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498