Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi dy ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.
Kënga po rezulton e suksesshme, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.
Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.
“Ka aq shumë autotune saqë zëri i Melisës është ndryshuar në 80%”, shkroi njëri prej komentuesve.
Të tjerë gjejnë rastin t’i shoqërojnë me nota humori kritikat e tyre, megjithatë ka një numër të madh fansash të cilët e pëlqejnë dhe e urojnë Melisën për projektin e saj muzikor.
Duke marrë shkas nga kritikat e shumta, Melisa i është përgjigjur të gjitha akuzave për Auto-Tune në këngën e saj "U kry" me anë të një videoje duke kënduar live.
Gjithashtu ajo ka ironizuar edhe komentet që ka blerë klikimet, duke treguar “impressions” që ka marrë në Instagram.