Këngëtari Butrint Imeri, ka publikuar para pak ditësh këngën e tij më të re, me titull “Hajt Hajt”, që mesa duket do të jetë pjesë e hiteve verore, në tregun muzikor shqiptar. Kjo këngë mezi pritej nga fansat e tij pasi pjesë e video klipit është bërë edhe moderatorja Kiara Tito dhe në vetëm 4 ditë nga publikimi, “Hajt Hajt” numëron mbi 3 milion klikime.
Sigurisht një sukses i jashtëzakonshëm për Butrintin dhe ky numër i madh klikimesh ka bërë që këngëtari të akuzohet se i ka blerë klikimet (lexo këtu), por ne të intv.al sapo zbuluar se kënga “Hajt Hajt” është numri 1 në “trending” në vendin tonë, që do të thotë se është kënga që po dëgjohet më shumë.
Por kjo këngë s’po dëgjohet vetëm në vendin tonë sepse është edhe numri 1 trending në Maqedoninë e Veriut dhe numri 4 trending në Zvicër, aty ku ka shumë shqiptarë dhe fansa të Butrintit.
Keni dyshime që do jetë hiti i verës?