Prej kohësh moderatorja Luana Vjollca dhe këngëtari i njohur Bujar Qamili kanë lajmëruar se do të sjellin një bashkëpunim dhe është bërë gati një javë që kënga është publikuar, këngë e cila vjen si ripunim i këngës së njohur ‘Mi dhe flakë mallit tim’, e kënduar përpara disa vitesh nga Bujar Qamili.
Luana është shfaqur shumë ndryshe këtë herë dhe ka guxuar duke provuar të këndojë edhe këngë të këtij zhanri.
Bashkëpunimi interesant mes këngëtarit të muzikës popullore Bujar Qamilit dhe moderatores Luana Vjollca është pritur mjaft mirë nga publiku. Kënga përcjell ritme verore dhe videoklipi i saj na afron shumë me atmosferën e detit. Për realizimin e tij duket se janë dashur disa orë mjaft të lodhshme por që Luana, Bujari dhe protagonistët e tjerë i kanë shijuar në maksimum. Luana ka publikuar një video ku tregon prapaskenat e xhirimeve dhe tregon se ky është klipi që e ka realizuar me më shumë qejf. Ajo gjatë gjithë kohës është mjaft e lumtur dhe përpiqet të mbajë me çdo kusht atmosferën e grupit.