Princeshës Diana i është kushtuar një këngë edhe nga një këngëtar shqiptar. Është Ledri Vula dhe Lyrical Son që kanë sjellë këngën e radhës për tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Princess Diana”. Ky projekt është shoqëruar edhe me një videoklip mjaft të veçantë, i cili të jep ndjesi ekzotike dhe verore. Nuk kemi dyshimin më të vogël që do të jetë hit veror dhe menjëherë mori shumë klikime e komente pozitive. Por mesa duket kjo këngë i ka pëlqyer edhe një ndër futbollistëve më të kërkuar në këtë merkato, portierit të Lazios dhe Kombëtares Shqiptare, Thoma Strakosha i cili i ka shkruar një pjesë të teksit në komente.
Thoma është një fans i Ledrit pasi disa herë publikon këngët e tij, madje ata janë takuar më parë në Romë.