Spotify ka publikuar listat vjetore të artistëve, albumeve dhe këngëve më të dëgjuara dhe në krye është hiti i Sabrina Carpenter “Espresso”. Taylor Swift është në vendin e parë ndër artistet më të dëgjuara, e cila e fitoi këtë titull për të dytin vit radhazi. Ky sukses është falë albumit të saj të fundit “The Tortured Poets Department”, i cili ishte edhe albumi më i luajtur i vitit në Spotify. Në total, muzika e Swift ka mbledhur më shumë se 26.6 miliardë transmetime në platformë këtë vit.
Pas Swift, artistët më të transmetuar të vitit të Spotify në mbarë botën ishin The Weeknd, Bad Bunny, Drake dhe Billie Eilish. Ndërkohë, këngët më të transmetuara të Spotify në mbarë botën në vitin 2024 ishin: “Espresso” e Sabrina Carpenter, me më shumë se 1.6 miliardë dëgjime në mbarë botën, e ndjekur nga “Beautiful Things” e Benson Boone, “Birds of a Feather”, e cila u interpretua nga Billie Eilish, “Gata Only ” realizuar nga FloyyMenor, Cris MJ dhe “Lose Control” nga Teddy Swims.
10 artistët më të dëgjuar në Spotify në 2024 janë:
Taylor Swift
The Weeknd
Bad Bunny
Drake
Billie Eilish
Travis Scott
Peso Pluma
Kanye West
Ariana Grande
Feid
Këngët më të dëgjuara në Spotify për vitin 2024 janë:
“Espresso”, Sabrina Carpenter
“Beautiful Things”, Benson Boone
“Birds of a Feather”, Billie Eilish
“Gata Only”, FloyyMenor, Cris Mj
“Lose Control”, Teddy Swims
“End of Beginning”, Djo
“Too Sweet”, Hozier
“One Of The Girls”, The Weeknd
“Cruel Summer”, Taylor Swift
“Die With A Smile”, Bruno Mars, Lady Gaga