INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 3 shenjat e horoskopit që e duan ushqimin edhe më shumë se SEKSIN

Ju prezantojmë me 3 shenjat e horoskopit që e duan ushqimin edhe më shumë se SEKSIN

Publikuar më: 22:38 23-07-2018

Seksi dhe ushqimi janë padyshim dy nga kënaqësit më të mëdha të jetës. Është thuajse e pamundur që dikush të heqë dorë nga njëra prej tyre, apo edhe të zgjedhë mes tyre. por sipas astrologjisë, disa persona e kanë më të thjeshtë se të tjerët për të zgjedhur, pasi dashuria e tyre për ushqimin është shumë më e madhe. Zbulojeni se për cilat shenja bëhet fjalë:

1 – Demi – Është padyshim i pari në këtë listë. Demat e dashurojnë ushqimin e mirë, dhe partneri i tyre ideal është ai që i gatuan mirë. Nëse Demi do duhet të zgjidhte mes një nate pasioni me partnerin, dhe një ushqimi të shijshëm, të jeni të sigurt që nuk e kanë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e tyre.

2 – Peshorja – Edhe pse ata kanë një jetë të balancuar, përsëri disa gjëra i duan pak më shumë se të tjerat. Ushqimi për Peshoret është kënaqësi më vete, shkruan opinion.al. Një takim ideal për peshoret përfshin gjithmonë ushqim të mirë. Mos e neglizhoni dëshirën e tyre për një vakt të shijshëm.

3 – Peshqit – Kur janë të mërzitur, Peshqit e gjejnë ngushëllimin vetëm te ushqimi. Është ilaçi më i mirë, dhe zëvendësuesi i dashurisë në shumë raste. Seks apo ushqim? Në fakt kjo do ishte dilema më e madhe e tyre, pasi e kanë të pamundur të zgjedhin.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387