INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 4 shenjat më xheloze të HOROSKOPIT!

Ju prezantojmë me 4 shenjat më xheloze të HOROSKOPIT!

Publikuar më: 14:32 13-09-2020

Xhelozia është një mënyrë për të shfaqur interesin për partnerin, por ndonjëherë, ajo shndërrohet në një sëmundje të vërtetë, e cila e çon marrëdhënien në çift drejt një krize.


Më poshtë keni katër shenjat e horoskopit që janë me të prirura për të vuajtur nga kjo " sëmundje ".

1. Demi

Një nga shenjat më xheloze të zodiakut. Kokëforta dhe pa kompromise një Dem nuk mundet kurrsesi të mos xhelozojë për partnerin. Demi është një shenjë shumë besnike dhe si e tillë, kërkon të njëjtën gjë nga partneri.


2. Virgjëresha


Ajo është një tjetër shenjë që mund të bëhet shumë shpesh pjesë e skenave të xhelozizë. Me sa duket Virgjëreshën e ndihmon fakti që është detajiste çfarë e bën atë të mos i kalojë asnjë veprim apo sjellje e partnerit pa " analizuar".

3. Akrepi

Kjo shenjë e shumë përfolur e zodiakut është mjaft xheloze . Akrepi ka një prirje që të jetë mosbesues ndaj njerëzve dhe këtu nuk bën perjashtim as partneri. Fatkeqësisht ato nuk arrijnë as ta fshehin zemërimin e tyre duke bërë kështu qe të jenë autorë të shumë skenave të xhelozisë në vende publike.

4. Luani


Ndoshta kjo është shenja më e adhurueshme dhe pasionante e horoskopit, kështu që ata nuk mund të mos e kapin në kohë kur gjërat nuk po shkojnë mirë, por ajo që ndez xhelozinë e tij është kur partneri i kushton vëmendje dikujt tjetër, ose një çështjeje të caktuar duke ju lënë pas dore. Njerëzit e kësaj shenje dëshirojnë vëmendjen e të gjithëve përreth tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033881664276123