INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 6 çiftet e famshëm shqiptarë që u njohën në ‘Instagram’ dhe gjithçka nisi nga një ‘FOLLOW’

Ju prezantojmë me 6 çiftet e famshëm shqiptarë që u njohën në ‘Instagram’ dhe gjithçka nisi nga një ‘FOLLOW’

Publikuar më: 20:23 06-02-2020

Rrjetet sociale janë kthyer ditët e sotme në kanalet më të rëndësishme të komunikimit. Madje nga rrjetet sociale shumë njerëz kanë arritur të gjejnë dashurinë e jetës dhe kështu ka ndodhur me disa çifte shqiptarë të famshëm që janë njohur përmes Instagramit.

Getoari dhe Marina janë njohur nëpërmjet Instagramit. Geti i ka shkruar Marinës dhe i ka kërkuar të takohen, por ajo e ka refuzuar. Geti insistoi dhe arriti ta bënte për vete bukuroshen.

Loredana dhe Mozzik janë njohur gjithashtu në Instagram. Mozzik i ka bërë ‘follow’ Loredanës dhe i ka shkruar. Më pas ata nisën të bisedonin dhe u pëlqyen shumë.

Po ashtu në Instagram janë njohur edhe djali i Shyhrete Behlulit, Kushtrimi dhe Learta Jakupi. Ata u njohën para 4 vitesh kur Kushtrimi i shkruajti Leartës një mesazh.

Përmes Instagramit ka nisur historia e dashurisë së Feros dhe Arbenitës. Arbenita ka qenë femra e parë të cilës Fero i ka shkruar dhe e ka bërë për vete.

Gjithashtu këngëtari i njohur Skerdi është njohur me partneren e tij Vesa në Instagram dhe këtë e ka treguar vetë ai por duke mos zbuluar më shumë.

Erik Lloshi dhe Romina sot janë të martuar por edhe ata janë njohur përmes Instagramit. Romina ka treguar se Eriku i ka dërguar ftesë dhe ajo ishte habitur. Eriku më pas i kishte shkruar Rominës dhe kështu ka nisur biseda mes tyre./revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0033581256866455