Don Phenom dhe partnerja e tij Anxhi zbuluan lidhjen mes tyre në prill të vitit të kaluar me postimin e një fotoje romantike së bashku.
Ndërsa shtatëzaninë e zbuluan vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pak para lindjes së vogëlushit. Lajmin e dha vetë reperi, ndërsa uronte të gjithë shqiptarët me rastin e festave.
Dyshja vendosën ta quajnë të birin Troi dhe fotot krah të birit janë shumë të rralla për Phenom në llogarinë personale në IG.
Por kjo nuk vlen për partneren e tij, e cila është pak “dorëlëshuar” sa i përket portretit të bebit, Troit.
Afterparty.al iu ka siguruar disa nga fotot e Anxhit krah të birit dhe vlen të themi se duket shumë stil dhe e sigurt do ishte një super blogere.