INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me këngëtaret

Ju prezantojmë me këngëtaret "egoistë" [FOTO]

Publikuar më: 16:38 02-02-2017

Të gjithë kërkojnë të thirren mbretër ,president, bossa por ajo që nuk dime është kush prej tyre është “On Top”. Pretendojnë se janë të vetmit por harrojnë konkurencen ku mund te themi s’janë te vetmit që krijojnë hite. Sot në ”Fun Day” me Fatmën u fol per këta personazhe :

TUNA- Fenix
“Zogu ma i mir prej krejtve , zemër kushton shumë Tuna…” , këto jane vetëm disa nga lajkat që i bën Tuna vetes tek hiti Fenix. Nje tekst ku në thelb Tuna nuk bën gjë tjetër por vetëm kërkon të tregojë se është më e mira. Edhe pse ndoshta këngëtarja nga Shkupi nuk pëlqehet nga të gjithë, ajo ia ka dal mbanë të mbahet mend nga te gjithë si “Zogu “ . Nuk eshte hera e pare që Tuna shpreh egocentrizmin e saj të theksuar mos harrojmë se tek kenga e saj e fundit, “Bermuda” kujt i thotë: “Une jam Tuna deri ketu une të pruna”. Di gjë ndoshta Cozman per cfarë e ka fjalën këngëtarja?

tuna11.jpg

Enca ft Noizy – Bow Down
Dy nga miqtë më të përfolur të estradës shqiptare, Enca dhe Noizy bashkuan fuqitë për një bashkëpunim dhe sigurisht që nuk mund të prisnim asgjë më pak se...” Bow Down to the King and Queen” (Përkuluni para mbretit dhe mbretëreshës”.

2ml-bow.jpg

Ledri Vula - Kings
“Kings” titullohet singëlli ku Ledri e quan veten “Perandor”, ku edhe pret ta quajne “Princ apo dhe mbret”. Reperi i njohur nuk humb dhe rastin për të thumbuar kolegët e tij te cilëve iu thotë: “Si nata me ditë me juve dalloj..”

Ledri-2-650x358.jpg

Capital T – Hitman
“Thirrem Hitman” nis kënga e Capital T , reperi nuk kursen fjalët lavdëruese për veten e tij, ai tekstualisht thotë : “Thirrëm Hitman, cfarëdo që bëj menjëherë bohet HIT man”. Për më tepër ai ndryshe vetëquhet “Truekapo”.

capital_t.jpg

Ghetto Geasy – Berlusconi
“Thujum bab, thujum boss, thujum Berlusconi” këto jane fjalët më të shpeshta në këtë tekst , ku Getoarit i duket vetja Berlusconi .Ghetto Geasy gjithmonë kërkon të jetë apo të thirret : “Ma i madhi n’ven”. Dimë te themi se fjala “modesti” nuk egziston ne tekstet e Getoar Selimit.

ghetto.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0026228427886963