INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me partnerin misterioz të 'Hyrrem', i cili la Amerikën për aktoren dhe do ta bëjë nënë për herë të dytë [FOTO]

Ju prezantojmë me partnerin misterioz të 'Hyrrem', i cili la Amerikën për aktoren dhe do ta bëjë nënë për herë të dytë [FOTO]

Publikuar më: 20:32 25-09-2020

Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.

Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur!


Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë dhe është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël. Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit. Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare e cila quhet Lara.

Por, kush është mashkulli misterioz që do ta bëjë nënë për herë të dytë?

Megjithëse e ka ruajtur hermetike jetën e saj private, “Hyrrem” ka folur së fundmi për babanë e fëmijës.

Gjatë një interviste së fundmi, aktorja ka treguar se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.


“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”- rrëfeu Meryem.

Ajo sqaroi se mashkulli që i ka vjedhur zemrën nuk e dinte që aktorja ishte e famshme në Turqi, ndërsa këtë detaj e mësoi më vonë.

E pyetur nëse ndihet gati të martohet, “Hyrrem” u përgjigj:

“Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”

Foshnja e saj do të vijë në jetë në muajin janar, ndërsa aktorja ka rrëfyer më herët se vajza e saj, Lara, dëshironte prej kohësh një motër.

F3EA1AAD-68A2-4C23-BD11-D092C920B459-300x367.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779