INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me tipin e mashkullit që mashtron femrat më shumë!

Ju prezantojmë me tipin e mashkullit që mashtron femrat më shumë!

Publikuar më: 15:47 07-06-2019

Deri tani ekzistojnë teori të ndryshme në qarkullim, duke nisur nga ajo se zakonisht mashtrojnë njerëzit e martuar në moshë të re, e deri te teoria se gjasat për kurorëshkelje rriten me numrin e viteve të kaluara në komunitet, për faktin se mashtrimi është një sport për të provuar tipat e varur nga adrenalina.

Një studim i ri i publikuar në revistën British Journal of Psycology thotë se më shpesh mashtrojnë njerëzit impulsiv, pasi ata nuk ndalen të mendojnë për situatën, por reagojnë në përputhje me emocionet dhe mendimet e tanishme.

Gjithashtu, ata që kishin më shumë partnerë seksualë në të kaluarën kanë tendencë të mashtrojnë, pasi kanë zhvilluar aftësi në njohjen e mundësisë për kurorëshkelje.

Kur është fjala për arsyet, ndjenja kryesore është mungesa e lidhjes me partnerin dhe pakënaqësia me lidhjen, ndërsa gjatësia e saj ka një ndikim minimal. Shkencëtarët arritën në këto përfundime duke analizuar 123 çifte të moshave ndërmjet 17 dhe 25-vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879