Meqë jemi në sezonin e njerëzve që kanë lindur në muajin festiv, dhjetor menduam të zbulojmë disa sekrete që ata na i fshehin.
Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. Nuk e kanë problem fare të marrin shumë dhurata
Njerëzit që kanë lindur në dhjetor, gjithmonë i ka buzeqeshur fati, sepse përveç dhuratave të festave të fundvitit, ata marrin edhe dhurata për ditëlindjen e tyre. Pra, nëse ju thonë: Mos u harxhoni, në fakt nuk janë të sinqertë!
2. Ata jetojnë gjatë
Një studim i botuar në gazetën “Journal of Aging Research” raporton se njerëzit e lindur në dhjetor kanë më shumë gjasa të jetojnë nga 105 e sipër. Ditëlindjet e tyre mund të jenë në fund të vitit, por ata shijojnë shumë prej tyre!
3. Nuk preken lehtë nga depresioni
Sipas intv.al këta njerëz janë optimistë dhe nuk i pëlqejnë dramat në jetë. E marrin jetën me pozitivitet dhe i shmangin njerëzit që mundohen t’i fusin në një gjendje depressive. Ata mendojnë se jeta duhet shijuar dhe të festojnë sa më shumë.
4.Ata i duan të gjitha gjërat blu
Të paktën kur bëhet fjalë për bizhuteritë. Dhuratat i preferojnë me ngjyrë blu. Sipas psikologëve, është ngjyrë që të sjell ndjesi të mirë.
5. Ata janë në shumicën e kohës në udhëtim
Mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen e një fëmije të dhjetorit është një biletë avioni dhe një aventurë. Sipas intv.al duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë kultura të ndryshme.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega