INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju që “Natyra” i’u përgjigjet më së miri!

Ju që “Natyra” i’u përgjigjet më së miri!

Publikuar më: 10:50 09-12-2017

Nga Ohrida Jaçelli

Faktori kyç dhe i përhershëm në trajtimin e situatave është gjithnjë media. Por a merret kush me vetë median? Çfarë vihet re në media? I njëjti lajm dhe e po e njëjta audiencë në mënyrë të përsëritur, sjell në mendjet tona vetëm influencë negative. Dhe jo pa qëllim. Por a është dikush që pyet pse? Përpos përfitimit individual, dikush financon. Financon kush?! Politika kush tjetër. Po, çfarë qëllimi ka kjo politikë? Kjo politikë, kërkon t’iu mbushë mendjen se ne ndryshe nga vitet e tjera duke bëre fajtorë (me të drejtë) qeverisjen e mëparshme do t’iu gjendemi pranë me batanije e rroba, me vaj e me miell. Sa turp! Po, çfarë ndryshimi ka patur vendi ynë nga komunizmi e deri më sot, referuar varfërisë? Në kohen e xhaxhit Enver, ashtu siç ju na keni treguar prisnit në rradhë për të marrë ushqimet, por të lumtur ndërsa sot prisni në mëshire të politikanëve dhe jo vetëm, ca kuti me ushqime… Sa turp! Pra, varfëria jo që nuk ndryshon por varfërohet çdo ditë jo vetëm në aspektin ekonomik, por në atë social e kulturor. Ju nuk keni dinjitet, prandaj i’u shohim kudo në foto tek pozoni me ngjyrat e mjerimit. Sa turp! Por me siguri fëmijët tuaj kur të rriten do urrejnë egzistencën e atyre shkrepjeve për faktin se si dukeni. Sepse bashkë me qeverisjen ju jeni bashkëfajtorë. Ju që kurrë nuk reaguat, ju që po ti’u pyesesh përse votoni, nuk dini të përgjigjeni. Ju që keqkuptuat lirinë. Ju që gjithmonë u kenaqet me aq pak. Ju që nuk patët etje për dije dhe culture. Ju që njihni vetëm etjen për ushqim. Oh, sa keq…Juve ju ka humbur dëshira për jetë...
Ju që “Natyra” i’u përgjigjet më së miri.
Urat që shemben janë imazhi me i plotë që natyra mund t’iu tregojë se si ju taksapaguesit, në thelb jeni “taksashfrytëzuesit”.
Ju analistët e mashtrimit, ju metereologët e justifikimit, ju që nuk servirni te vërtetën dhe të drejtën, pra ju qytetarët që nuk dihet ku e latë dinjitetin dhe ndërgjegjen sepse ju nuk ndjeni përgjegjësi. Bashkë me vlerat e vërteta, që ta kuptoni më mirë ato urat janë të ardhurat, të cilat bien nën rrjedhen e lumit POLITIKE për të mos u kthyer kurrë.
Ju strategjikët e negativitetit vetëm po keqedukoni.
Dhe nëse dikush do më kundërpërgjigjet me të vetmin argument se: A do mendoja dhe do shkruaja njësoj, po te isha ne vendin tuaj?! Po i‘u pergjigjem: Kurrë nuk do pranoja të shitesha për një foto që të vjen keq! Kurrë nuk do pranoja diçka kundër dinjitetit njerzor!

Falenderojmë Ohrida Jaçelli për shkrimin e botuar  në intva.al.

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201