INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju rrënqethet mishi kur dëgjoni muzikë? Mësoni pse ndodh kjo

Ju rrënqethet mishi kur dëgjoni muzikë? Mësoni pse ndodh kjo

Publikuar më: 19:57 12-09-2017

A keni përjetuar ndonjëherë ndjenjën ku ju rrënqethet mishi teksa dëgjoni një këngë të mrekullueshme?

Përjetimi i ndjenjave të tilla gjatë dëgjimit të muzikës është mjaft e rrallë dhe unike. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, vitin e kaluar ka studiuar individë që marrin dridhura nga muzika për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë.

Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan të përjetonin ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën dhe 10 që nuk ndjenë asgjë, më pas u skanua truri i të gjithë pjesmarrësve në studim.

Ai zbuloi se ata që kishin arritur të bënin lidhjen emocionale dhe fizike me muzikën aktualisht kishin struktura të ndryshme të trurit sesa ato që nuk e bënin këtë lidhje.

Hulumtimi tregoi se ata të cilit kishin një lidhje më të fortë emocionale me muzikën kishin tendencë të kishin një vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocione, që do të thotë që të këto zona mund të komunikonin më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881