Ai është kthyer në një prej artistëve më të dashur për publikun, e sidomos atë shqiptar pas bashkëpunimit me Era Istrefin në himnin e kampionatit botëror “Live it Up”.
Po flasim pikërisht për Nicky Jam i cili së fundmi duket se paska shpëtuar mirë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtari ka treguar se gjatë një udhëtimi me avion ka hasur një situatë jo pak të frikshme.
“Një udhëtim me shumë turbulenca, por falë Zotit jemi mirë”, ka shkruar Nicky krahas fotos së publikuar duke puthur avionin.