Me siguri shumë prej jush kishin bërë plane për fundjavën dhe janë detyruar të “shijojnë” thjesht shiun e Tiranës.
Por ka edhe nga ata që e sfidojnë kohën e keqe duke u larguar nga Tirana. Këtë ka bërë edhe moderatori Ermal Mamaqi i cili ka udhëtuar drejt jugut bashkë me familjen për të kaluar një fundjavë ndryshe. Dhe ja ku poston këtë foto me Amin dhe djalin e tij Joel, të buzëqeshur pranë detit. “…dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”, bën Ermali përshkrimin më të bukur krah fotos. /intv.al/