Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox.
Ja si duket mashtruesi seksual:
Është i gjatë – Meshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosteronit, prandaj seksi nuk sundon me jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.
Ka sy të larguar mes vete- Ekziston një lidhshmëri midis jo besnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve, transmeton pikante . Te ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt vjen deri te monotonia, prandaj do ta kapin femrën e parë që u del përpara.
Vetullat çufrake – Vetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat çufrake hasen te personat me epsh të lartë seksual.
Flegrat e gjera të hundës – Personat me flegra të gjera të hundës kanë apetit të madh seksual dhe janë të prirë për seks bizar.
Frizura si e Hugh Grantit – Flokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë të flokëve kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim.