INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Ju tregoj anën e errët në jetën e VIP-ave’’, Shkëndije Mujaj rrëfen hapur çdo gjë

‘’Ju tregoj anën e errët në jetën e VIP-ave’’, Shkëndije Mujaj rrëfen hapur çdo gjë

Publikuar më: 16:49 15-08-2019

Edhe pse prej kohësh është larguar nga jeta publike, Shkëndije Mujaj vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në media. Së fundmi Shkëndije ka menduar rikthimin në muzikë me një këngë dedikuar të ëmës se ndjere.

Në një intervistë për "Panorama plus", Shkëndije ka folur për rikthimin që do bëjë në muzikë, por edhe për jetën që bëjnë personazhet e famshëm.

E pyetur cila është ana e errët e personazheve publikë dhe çfarë shkon keq në gjithë atë jetë mes dritash që shkëlqejnë, Shkëndije ka treguar:

"Reflektimi i një personi të famshëm ka dy anë, të cilat duhet të dish ose të mësohesh t’i menaxhosh. Së pari, dashuria që kanë njerëzit për ty, ata që ta kanë xhelozi suksesin tënd dhe në vazhdimësi, stresi që përjeton dhe si pasojë, me kalimin e kohës, vërehen dukshëm disa sëmundje, ose në rastin më të mirë fshihen në personalitetin e dikujt që jeton me famën. E, më në fund ,nëse ato nuk trajtohen në mënyrë profesionale, mund edhe të kenë një përfundim të dhimbshëm siç janë: ADHD, Sindromi Zappelphilipp, çrregullimi i mungesës së vëmendjes, çrregullimi obsesiv-komplusiv, depresioni që fillon kur e lë veten pas dore, pra, bëhesh objekt, si robot, duke harruar shpirtin dhe të qenurit njeri. Po ashtu, çrregullimi i ankthit, çrregullim bipolar e të tjera probleme".

Article Logic
Execution time: 0.0041570663452148