Flet për newsbomb.al politikani, ish-ministër i Jashtëm Neritan Ceka i cili bëri një deklaratë të bujshme mbremë në emisionin e Artur Zhejit duke mallkuar shqiptarët që shkojnë në votime.
“Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë më shokët e mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”, tha Ceka.
Por ndërkaq, i kontaktuar nga newsbomb.al, ai thotë se nuk e kishte për ata shqiptarë që shkojnë në zgjedhje më 30 qershor por për ata të cilët vjedhin dhe deformojnë një votë. Për më tepër lexoni të plotë në Linkun https://www.newsbomb.al/u-qellua-me-plumb-ne-gjoks-vdes-zyrtari-ne-vlore-emri-167804