Mbrëmjen e djeshme u transmetua në Turqi eventi i rëndësishëm dhe shumë i ndjekur “Pantene Altin Kelebek”, ku u ndanë çmime për aktorët e serialet më të mirë të vitit.
Në event morën pjesë figura të njohur të ekranit dhe u ndanë disa çmime.
Seriali më i mirë i vitit u shpall “Mucize Doktor” (Doktori i mrekullive).
Çmimin aktorja më e mirë femër e fitoi Ebru Sahin, e njohur si “Rejan” nga seriali “Hercai”.
Ndërsa aktori më i mirë mashkull u shpall Taner Olmez, i cili luan rolin e “Aliut” në serialin “Mucize doktor”.
Çifti më i mirë në serial u shpall Aybuke Pusat dhe Furkan Andiç nga seriali “Her Yerde Sen”.
Seriali më i mirë komedi-romancë u shpall “Afili Ask”, “A vjen më pas dashuria”. Dy aktorët kryesorë të këtij seriali, Burcu Ozberk dhe Caglar Ertugrul fituan edhe çmimet si aktorët më të mirë të serialit komedi-romancë.