INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju zë makina gjatë udhëtimeve? Si të shmangni këtë torturë

Ju zë makina gjatë udhëtimeve? Si të shmangni këtë torturë

Publikuar më: 15:15 16-10-2018

Shumë persona, por kryesisht fëmjët kur udhëtojnë i “zë makina”. E shumë për këtë arsye nuk pëlqejnë aspak të udhëtojnë. Për të zbutur sadopak këtë problem që për shumë është torturues, mjekët kanë renditur disa këshilla: "Evitoni qumështin në mëngjes duke e zëvendësuar me kosin. Ose më mirë një çaj me pak sheqer dhe me biskotat të thjeshta me kripë. Edhe gjatë udhëtimit konsumoni shpesh racione të vogla ushqimesh, të thatë, jo të ëmbël si cracker ose biskota. Në këtë mënyrë ulet ndjenja e urisë dhe hiqet mendimi se po ndiheni keq dhe ankthi mund të nxisë të përzjerrat. Bëni kujdes me stomakun mos e mbushni me lëngjes sa më pak aq më mirë. Të rriturit mund të përdorin xhenxhefili duke e mbajtur në gojë si çamçakëz."

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051