INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju zhdukën materialet nga WhatsApp? Ndryshimet në rrjetin social...

Ju zhdukën materialet nga WhatsApp? Ndryshimet në rrjetin social...

Publikuar më: 16:17 12-11-2018

Nëse keni një telefon Android dhe përdorni rrjetin social WhatsApp o të ishte mirë t’i kishit bërë një kopje reserve fotove dhe materialeve .Pasi duke nisur nga kjo e hënë ËhatsApp do të fshijë të gjitha mesazhet dhe skedarët multimedialë që ruhen në Google Drive.

Pra mesazhet që nuk janë ruajtur do të fshihen përgjithmonë.Në një deklaratë kompania sqaroi se për të shmangur humbjen e materialeve do të duhej ti kishit bërë back up WhatsApp përpara datës 12 nëntor.Shërbimi i bisedave ofron edhe mundësi për të bërë një kopje rezervë në mënyrë që informacioni të ruhet dhe të mos humbasë, për shembull, kur ndryshon celularin.

Por tani, ata që nuk e kanë përditësuar ‘backup’ gjatë vitit, do t’i humbasin të gjitha mesazhet, fotot apo videot, sepse platforma do t’i fshijë ato nga GoogleDrive.Për të shmangur këtë, duhet të përditësoni aplikacionin tuaj.Por Si ta bëni? Ja disa nga hapat që duhet të ndiqni :

Klikoni opsionin Save në Google Drive dhe zgjidhni sa shpesh dëshironi të ruani backup

Zgjidhni Google Account që do të përdorni për të ruajtur back up.

Në rast se nuk keni bërë asnjëherë një kopje rezervë, atëherë duhet të shkoni në llogarinë tuaj dhe të zgjidhni një email me të cilin do të lidhni WhatsApp.

Klikoni Save dhe zgjidhni rrjetin të cilin do të përdoni për të ruajtur kopjet

Manualisht bisedat ruhen në Google Drive.

Më pas hapni WhatsApp , shtypni Settings, Chat Backup.

Klikoni save për të nisur procesin e ruajtjes i cili mund të zgjas pak minuta .

Ky ndryshim do të ndikojë vetëm tek përdoruesit e Android, sepse Whatsapp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud.

 

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873