Një filxhanë kafe në një lokal në Kaliforni është shitur për 75 dollarë dhe shitjet kanë qenë rekord. E paimagjinueshme kjo për një filxhanë kafe por është e vërtetë.
Por përse kjo kafe është kaq e shtrenjtë?
Ky dyqan kafeje shet kafe e cila e ka origjinën nga Panama. Kafja, e cila quhet ‘’Elida Geisha 803’’, shitet për 803 dollarë për kilogram, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë, në ankandin “Oscar për kafe”, ankandi më i mirë në Panama.