Duket se problematikat e post-divorcit të Juela Meçanit me bashkëshortin e saj, që e shoqëruan dhe kohëzgjatjen nëpër dyer gjykatash, nuk kanë fund.
Pas kallëzimeve të shumta nga ana e të dyja palëve, kohët e fudnit kemi një kallëzim të ri nga ana e Haxhirajt.
“Dritan Haxhiraj ka bërë një denoncim në Komisariatin nr. 2 të Policisë, më datë 19.10.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Kjo pasi dyshohet se në prill të vitit 2015, me vetëgjyqësi, Meçani i ka marrë orenditë shtëpiake ish-bashkëshortit Dritan Haxhiraj, 42 vjeç”