INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jul Deda e ngacmon Ciljetën me një pyetje të sikletshme, ja përgjigjia e saj…

Jul Deda e ngacmon Ciljetën me një pyetje të sikletshme, ja përgjigjia e saj…

Publikuar më: 13:20 05-10-2016

Konflikti mes  Julian Dedës dhe Albano Bogdos në  prag të startimit të sezonin të ri të “Apartamentit 2XL”, interesimi i publikut ishte tepër i madh edhe për të parë se si do të silleshin aktorët në skenë me njëri-tjetrin. Por ashtu siç nuk pritej, dyshja e humorit pati një komunikim shumë të qetë  dhe normal, ashtu si herët e tjera. Por, vëmëndjen prej tyre e “vodhi” Çiljeta  e cila ishte e ftuara e mbrëmjes së parë bashkë me djalin e saj, Fernandon. 

Teksa aktorët tentonin të bënin Fernandon për të qeshur, në qendër të vëmëndjes u vu mamja e tij të cilës i duhej të përballonte batutat për lidhjen e dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha. 

Erand Sojli, iu drejtua Çiljetës duke i thënë: “S’të vjen zor ty, që je rrit në Tiranë dhe fle me fanellën e ‘Partizanit'”. Këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “morr i kuq apo mi bashkie pak rëndësi ka, me rëndësi është që  në fund triumfon dashuria”.

Kjo e fundit shkaktoi mjaft reagime në publik dhe u duk sikur Çili e mori edhe pëlqimin e këtij të fudnit për lidhjen e saj të re.

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789