Kur bëhet fjalë për Kombëtaren, të gjithë bëjmë veprime “të çmendura”, por jo aq sa ato që premton Jul Deda. Aktori i njohur me anë të një postimi në Facebook, ka premtuar se do dalë nudo në rast të një fitoreje për Kombëtaren tonë mbrëmjen e sotme, pavarësisht se nuk është një pamje e admirueshme thotë ai. Ne shpresojmë për një fitore të Shqipërisë, por kjo nuk ka lidhje me premtimin e Julit. Me siguri është një “sfidë” e hapur nda Irid Oxa-s, e cila ka premtuar të njejtën gjë.