Në prag të fillimit të sezonit të ri të shoë-t të humorit “Apartamenti 2XL”, dy aktorët protagonist, Julian Deda dhe Albano Bogdo kanë pasur një konflikt me njëri-tjetri. Konflikt, të cilin Juli e cilësoi debat profesional për 2 profesionistë që punojnë gjithë ditën bashkë, duke shfryrë disi mbi mediat që këtë debat e përkthyen në sherr. Siç njoftoi edhe Julian Deda se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, të njejtën gjë ka bërë edhe “ndërmjetësi”, gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka postuar një fotografi me dy aktorët së bashku, duke theksuar se ishte një alarm i rremë. Me një buzëqeshje në fytyrë, pikërisht ajo që i karakterizon ata, kuptojmë se fatmirësisht çdo gjë është në rregull.