Pas situatës së djeshme në Përputhen ku Sindi shpërtheu pas komentit nga Juliani se ajo është “si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, dhe më vonë kërkoi të godasë Mevlanin, të dy janë pezulluar nga programi.
Debati dje në studio
Juli: Unë se kuptoj këtë, doli me një, me dy, me tre, etj. këto janë perversitet, të dalësh me të tërë jave për javë
Sindi: Çfarë po thua, e di ti me kë të bësh. O unë o ai në këtë studio.
Juli: Unë s’ta thashë për gjë të keqe, mbase ti si mban shaka e tilla. Më kishin thënë që je vajzë e mirë. Ne e themi në jug këtë se vaji i Borshit është i mirë, dhe ta thashë si kompliment, por ti e more ndryshe.
Sindi: Këto janë ofendime seksiste.
Mevlani: Nuk tha ndonjë gjë, se kompliment ishte
Sindi: Seriozisht e keni ju, mjaft tani boll!
Menjëherë më pas Sindi çohet dhe kërkon të godasë Mevlanin, por aty ndërhyjnë të gjithë konkurrentët duke bërë që më pas ajo ta lërë studion.