INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Julia Roberts dhe dhurata e saj fantastike për Ditën e Nënës

Julia Roberts dhe dhurata e saj fantastike për Ditën e Nënës

Publikuar më: 14:28 09-05-2016

Çfarë i bletë mamasë dje për Ditën e Nënës?

Një kuti me çokollata? Pajisje për kopshtin? Një set bizhush? Çfarëdo që mamaja juaj të ketë marrë si dhuratë për rastin në fjalë, ka shumë mundësi që nuk do të jetë po aq e madhe sa dhurata e Julia Roberts për “Mother’s Day”. 3 milion dollarë për vetëm 4 ditë xhirime.

Kjo shifër vjen nga pjesëmarrja e saj ekskluzive në filmin “Mother’s Day”, rol që i ka siguruar Roberts pagesën prej 750.000 dollarësh në ditë.

Ndoshta kjo për të është asgjë krahasuar me pagesën që i është bërë për  “Erin Brockovich” ku ajo luajti rolin e një aktivisteje të mjedisit. Por në ndryshim nga ky rol, duket se ai në filmin “Mother’s Day” nuk ka patur ndikimin e duhur derisa të ardhurat nëpër Box office nuk kanë qenë ato që priteshin.

 Sidoqoftë aktorja 48 vjeçare nuk do të mund ta shpëtonte e vetme “barkën” e “Mother’s Day”, ndërkohë që ka edhe aktorë të tjerë që luajnë në të, përfshirë Jennifer Aniston. Me “Erin Brockovich”, Roberts u bë një nga aktoret më të paguara të Holliwoodit në vitin 2000 duke kryesuar listën e 50 femrave më me ndikim në këtë biznes. Ajo është edhe një nga aktoret më të talentuara,  por kjo nuk e ndihmoi filmin e saj të fundit të mos vyshkej më shpejt nga sa mund të vyshket një buqetë me lule dhuruar mamasë në Ditën e Nënës.

Article Logic
Execution time: 0.0039768218994141