Kjo foto me siguri do ju sjellë ndërmend “Hirushen” e cila humbi këpucën natën që takoi princin, por Julia Roberts i ka humbur vetë.
Aktorja e njohur tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve mbrëmjen e së enjtes teksa ecte këmbëzbathur mbi tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.
Kjo sepse teksa Roberts ngriti cepin e fustanit të saj zbuloi që ishte këmbëzbathur.
Por mos u çudisni sepse kjo nuk është hera e parë për aktoren që del këmbëzbathur në publik, madje duket se i pëlqen diçka e tillë. Marrëdhënie e saj e paqëndrueshme me këpucët dallohet qartë edhe në këto foto të bëra ndër vite. Nëse deri tani kishit ndërmend t’i bënit Julias dhuratë një palë këpucë, pasi të lexoni këtë do t’iu duhet të mendoni për diçka tjetër.